Kronike
EMRI/ Familjarët denoncuan zhdukjen e tij, gjendet i pajetë 49-vjeçari

Është gjetur pas disa orëve kërkimesh në plazhin e Gjirit të Hartës në Ksamil, trupi i pajetë i 49-vjeçarit nga Tirana, Naim Likometi, i cili ishte shpallur i zhdukur që prej mëngjesit të 8 marsit, dyshohet se është vetëmbytur, megjithatë, hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
U bë me dije se trupi u gjet sot në orët e pasdites dhe është transportuar për në morg, ku do të kryhet autopsia për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.
Misteri rreth zhdukjes së Likometit u thellua kur rrobat dhe telefoni i tij u gjetën në breg të detit. Telefoni ishte aktiv deri në orën 16:00 të datës 8 mars, përpara se të fikej, duke e bërë të vështirë lokalizimin e tij.
Familjarët dhe miqtë e viktimës janë tronditur nga kjo ngjarje, ndërsa policia vijon hetimet për të kuptuar nëse bëhet fjalë për një akt vetëflijimi apo nëse ka rrethana të tjera të dyshimta që mund të kenë ndikuar në këtë tragjedi.

