Politike
“Jam gdhirë i mërzitur sot”/ Rama ironizon listën e opozitës

Kryeministri Edi Rama, pas zyrtarizimit të listave nuk ka kursyer ironitë për opozitën.
“Jam gdhirë i mërzitur sot, Kujtim Gjuzin e kishin lënë në det të hapur. Kishin lënë në det të hapur edhe një gjel deti. Për këtë do flas më vonë por për Kutim Gjuzin u mërzita shumë se është i vetmi përfaqësues i Shqipërisë Madhështore”-tha Rama.
‘Mora vesh se Dash Sula u arratis’/ Rama ironizon deputetin e PD-së: Nuk përballoi poshtërimin e kënetës, ai beson se ‘Shqipëria bëhet’

Kryeministri Edi Rama nuk ka lënë pa komentuar mëngjesin e sotën në rubrikën e ‘Sy më sy’ dhe ikjen e deputetit të Partisë Demokratike për Qarkun e Elbasanit, Dashnor Sula. Rama ka thënë se tribuna e kënetës sipas tij e ka poshtëruar Sulën.
‘Ndërkohë që Dash Sula që nuk ka lënë gjë pa bërë për një karrige u la në det të hapur dhe mesa mora vesh u arratis sepse nuk e përballoi dot këtë poshtërim që i bëri këneta dhe vazhdon të besoj se Shqipëria Bëhet. Në fund ditës Dash Sula është gjel deti i Peqinit. Papajtueshmëria me ujin e kënetës.’-tha Rama.
‘Është tribuna vip e kënetës’/ Rama komenton listën e PD-së: Kush kishte ndonjë dyshim, mjafton të shikoj listën e mbyllur të PD-së

Kryeministri Edi Rama ka komentuar listat e Partisë Demokratike duke ironizuar ndërtimin e saj në listën e mbyllur të Tiranës. Sipas Ramës, mjafton të shohës listën e mbyllur të Tiranës për të parë se kush është ‘tribuna vip e kënetës’.
“Një pjesë tjetër e komenteve lidhen me ditën e mbrëmshme për skuadrat që do të konkurrojnë në 11 Maji. Sepse kush kishte ndonjë dyshim, apo ndonjë shpresë apo ndonjë besim të mbetur, mjafton të shikoj skuadrën në listën e mbyllur të kryeqytetit. Është tribuna vip e kënetës. Doni të shikoni kush janë vipat e kënetës, shikoni aleancën e Shqipërisë Madhështore, ku mungon Kujtim Gjuzi. Sepse është I vetmi që e Meriton për atë nivel që ka këneta dhe me ato mustaqe që ka kujtim.”-tha Rama.
Rama: Brenda pak javësh hapet edhe aksi Maqellarë-Peshkopi! Dibranët do e kenë ‘plumb pushke’ nga Dibra në Tiranë

