Bota
Trump firmosi urdhrin ekzekutiv/ Ish-drejtori i seksionit në Zërin e Amerikës: Sot u shënua një kapitull thellësisht trishtues

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv përmes të cilit ka kufizuar disa agjencia federale, si dhe median ‘‘Zëri i Amerikës’’, që është media e financuar nga qeveria. Në lidhje me këtë ka reaguar ish-drejtori i seksionit të Euroazisë në Zërin e Amerikës, gazetari Elez Biberaj.
Biberaj shkruan se Zëri i Amerikës që ka qenë dritë shprese dhe e të vërtetës ‘‘u hesht sot në emër të uljes së burokracisë federale’’. Ai ka thënë se ky vendim do të shkaktojë dëme për imazhin e SHBA-së.
Reagimi
Zëri i Amerikës, një fener shprese dhe i së vërtetës për qindra miliona anembanë globit, u hesht sot në emër të reduktimit të burokracisë federale. Për më shumë se tetë dekada, VOA ka qenë një forcë jetike në promovimin e idealeve demokratike të Amerikës, duke prezantuar besnikërisht politikat e SHBA-së, avancimin e interesave kombëtare dhe duke shërbyer si një burim i besuar i lajmeve të besueshme për miliona në rajonet e privuara nga informacioni. Vendimi për të çmontuar një nga pasuritë më të mëdha kombëtare të Amerikës do t’i shkaktojë dëm të thellë imazhit të SHBA-së, interesave të saj globale dhe promovimit të vlerave demokratike – dëm që asnjë kundërshtar nuk mund ta arrijë kurrë. Sot shënohet një kapitull thellësisht i trishtuar në historinë e angazhimit të Amerikës me botën.

