Connect with us

Politike

Erisa Xhixho: Ilir Meta do jetë deputeti më i votuar në qarkun Tiranë

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, theksoi disa pika të rëndësishme lidhur me qëllimet dhe strategjinë e partisë për zgjedhjet e ardhshme.

Xhixho gjatë një interviste  u shpreh se lideri i PL, Ilir Meta, ka vendosur të jetë në listën e hapur, duke theksuar se ai vetë ka luftuar për këtë lloj sistemi zgjedhor dhe është i bindur që kjo do të ndihmojë për të fituar besimin e qytetarëve.

Ajo theksoi gjithashtu se Meta ka bërë sakrifica ekstreme për të garantuar fitore dhe ka pasur një rol të rëndësishëm në denoncimin e korrupsionit dhe situatës aktuale të qeverisë.

“Ka iniciativë për të “krijuar” të rinj që janë patronazhistë. Nuk duan të rinj që mendojnë në mënyrë kritike. Ne vijmë nga 110 mijë vota, që janë 12 mandate. Qëllimi kryesor i PL është fitorja më 11 maj. Meta vendosi vetë që të jetë në listë të hapur, kujtojmë se ai ka luftuar për listat e hapura.

Meta tha dhe vetë se sakrificat ekstreme do të çojnë në fitore. Presidenti Meta mbahet i izoluar për efekt elektoral, sepse dihet aftësia e lidershipit të tij. Meta do jetë deputeti më i votuar në qarkun e Tiranës në listë të hapur. Meta komunikimin më të shpeshtë e mban me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi. Meraku i madh i Metës ka qenë që opozita të vazhdojë denoncimet dhe të ketë fitore më 11 maj”, tha ajo.

Advertisement