Rajon
Tragjedia në Koçan zbulon skandalin/ Media maqedonase: VMRO fsheh paligjshmërinë e klubeve të natës

59 persona humbën jetën dhe 155 të tjerë u plagosën si pasojë e zjarrit në një diskotekë në Koçan të Maqedonisë së Veriut.
Në regjistrin e licencave nuk figuron asnjë klub në Strumicë. Mirage Club, në pronësi të Velimir Gogov, anëtar i sigurimit të Hristijan Mickoskit, ka operuar ilegalisht që nga vera e vitit 2024, pa asnjë leje.
Pas tragjedisë në diskotekën PULS në Koçan, ku u vunë në pikëpyetje siguria dhe kushtet e funksionimit, VMRO po përpiqet të zhdukë gjurmët, shkruajnë mediat maqedonase. Mbrëmjen e djeshme, diskotekat CODE në Vinicë dhe Mirage Club në Strumicë u boshatisen në heshtje, sikur të mos kishin ekzistuar kurrë, pikërisht sepse kanë operuar jashtë ligjit.
Sakaq ngihet pyetja se kush do të mbajë përgjegjësi për tragjedinë.

