Politike
Dashnor Sula bën premtimin: Nëse Berisha e mund Ramën në 11 Maj, do t’i puth këmbët

Deputeti opozitar Dashnor Sula deklaroi gjatë një interviste në Klan News se deri dje babai i tij shpirtëror ka qenë Sali Berisha, por ka mbetur i zhgënjyer. Ai premtoi në studio përballë gazetarit Besard Jacaj se nëse PD e Berishës mund Ramën, do i ulet në gjunjë, do i kërkojë falje dhe do i puthë këmbët. Por po ashtu thotë se nëse PD e tij humbet, duhet që Berisha dhe njerëzit e afërt me të, të mos justifikohen me vjedhjen e zgjedhjeve, sepse përndryshe partia do shkojë drejt zhdukjes.
“Unë e kam thënë dhe s’kam turp ta them që për mua deri dje Sali Berisha ka qenë babai im shpirtëror, por jam i zhgënjyer shumë. Biologjik është Rizai. I them Sali Berishës që nëse mund Edi Ramën dhe PS-në do i ulem në gjunjë, do i kërkoj falje, do i puth këmbët. Dhe nëse Sali Berisha dhe PD humbet, do duhet që Sali Berisha dhe ata afër me Sali Berishën të mos justifikohen më na i vodhi, por duhet të bëjnë kthesën 180 gradë që opozita duhet të bëhet alternativë të mundë Edi Ramën. Po vazhduam kështu do vemë drejt zhdukjes”, tha Sula.
Dashnor Sula theksoi se deri pas 11 Majit nuk do të shkojë në asnjë forcë tjetër politike, ama nënvizoi se nuk do ta mbyllë karrierën politike. Këtu u shpreh hapur për përfaqësuesit e PD-së, që sipas tij, “e hodhën në rrugë si qen”.

