Aktualitet
Molotov dhe terrorizëm mbi pronat e Elon Musk/ Prokurorja e Përgjithshme paralajmëron 30 vite burg

Personat në Oregan, Kolorado dhe Karolinën e Jugut dyshohet se sulmuan makinat Tesla dhe stacionet e karikimit, sipas Departamentit të Drejtësisë, duke shtuar se njëri nga të pandehurit ishte i armatosur me një AR-15 kur u arrestua.
“Le të jetë ky një paralajmërim se nëse i bashkoheni kësaj valë të terrorizmit të brendshëm kundër pronave të Teslës, Departamenti i Drejtësisë do t’ju vendosë pas hekurave”, tha Pam Bondi në një deklaratë.
Departamenti i Drejtësisë nuk përmendi emrat e të pandehurve, të cilët mund të përballen me deri në 30 vite burg.
Policia në gjithë vendin ka hetuar akte të përsëritura vandalizmi dhe sulmesh, duke përfshirë të shtëna me armë zjarri në një ekspozitë të Tesla. Zyrtarët e zbatimit të ligjit kanë pohuar se sulmet janë një përpjekje për të synuar CEO Elon Musk për rolin e tij politik.
Departamenti i Drejtësisë dhe FBI kanë akuzuar të paktën katër persona për krime federale në lidhje me sulmet. Bondi ka thënë se hetuesit po kërkojnë nëse ka prova që sulmet janë të koordinuara.

