Bota
Ankaraja ndez fitilin/ Urdhër-arrest për Beniamin Netanyahun, kryeministri izraelit i shpall luftë
Përplasja Ankara–Tel Aviv përshkallëzohet. Pas vendimit të autoriteteve turke për të lëshuar një urdhër-arrest ndërkombëtar ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, ky i fundit ka reaguar me tone të ashpra ndaj presidentit Recep Tayyip Erdogan.
Netanyahu e ka cilësuar Erdogan si “diktator antisemit”, duke e akuzuar për represion ndaj kundërshtarëve politikë, burgosjen e gazetarëve, trajtimin e kurdëve dhe mbështetjen ndaj Hamasit.
Sipas Netanyahut, urdhër-arresti lidhet me hetimet turke për ndërhyrjen izraelite ndaj një flotiljeje aktivistësh që po udhëtonte drejt Gazës.
“Përpjekja patetike e Erdoganit për të frikësuar udhëheqësit dhe ushtarët e Izraelit nuk do të ketë sukses”, deklaroi Netanyahu, duke e akuzuar presidentin turk se po përpiqet ta zgjerojë përplasjen me Izraelin edhe në Siri.
Vendimi i Ankarasë dhe kundërpërgjigjja e Tel Avivit hapin një tjetër kapitull të tensioneve të forta mes dy vendeve, në një kohë kur lufta në Gaza dhe zhvillimet në Siri kanë rritur ndjeshëm përplasjet politike në Lindjen e Mesme.