Connect with us

Aktualitet

‘Kryeveprat e Humbura’

 

Dr Noah Charney

  • 12 kryevepra të humbura nga disa prej artistëve më të famshëm në botë, si Van Gogh, Cézanne, dhe Monet janë duke u ekspozuar në ktelevizorin ‘The Frame’, kuruar në bashkëpunim me Dr Noah Charney dhe Shoqatën e Kërkimit për Krimet kundër Artit.
  • Pjesët e çmuara duke përfshirë Pata e Bardhë nga Jean Baptiste Oudry dhe Portreti i Dr Gachet nga Van Gogh janë parë së fundmi gati 30 vjet më parë ; dhe Pamja e Auvers -sur-Oise e Cézanne u vodh në një mënyrë spektakolare, kinematografike
  • Samsung është duke shfrytëzuar fuqinë e teknologjisë për të shtyrë njerëzit drejt kërkimit të artit të humbur, nga komoditeti i dhomave të ndenjes duke përdorur televizorin ‘The Frame’ dhe mediat sociale.

Të gjithë të dashuruarit pas artit dhe detektivët amatorë mund të ndihmojnë në kërkimin drejt gjetjes së kryeveprave duke ndarë këshilla, teori apo të dhëna duke përdorur hashtag-un #MISSINGMASTERPIECES

Samsung njofton sot fillimin e ekspozitës së Kryeveprave të Humbura, një koleksion digjital i disa prej veprave artistike më ikonike dhe intriguese të botës. Duke përfshirë vepra që nuk mund të shihen fizikisht askund sepse druhet të kenë humbur përgjithmonë, ato janë sjellë për herë të parë për t’u shijuar nga të gjithë, kudo që janë, dhe për të ndihmuar në punën që po bëhet për t’i rigjetur ato.

Ato përfshijnë [Auvers-sur-Oise ”nga Paul Cézanne, e cila u zhduk kur hajdutët përfituan nga festimet e Vitit të Ri 1999 për të vjedhur pikturën në stilin kinematografik me një shkallë litari, fillimisht duke ngjitur skelat, shkatërruar një dritare çatie, dhe duke kamufluar rrugën e tyre me një bombë tymi. Si dhe [“Chloe & Emma” nga Barbora Kysilkova, e cila u vodh në mes të ditës nga një muze në Norvegji. Hajdutët këputën më shumë se 200 gozhdë për të nxjerrë kanavacën, duke e lënë kornizën e saj në një gjendje të patëmetë.]

Teksa jetët tona janë bërë më virtuale, fuqia që ka teknologjia për të sjellë njerëzit së bashku nuk ka qenë kurrë më e qartë. Ekspozita e Kryeveprave të Humbura përmban disa nga pikturat e humbura më të mrekullueshme të prodhuara nga bota – artistë të njohur të tillë si [ Van Gogh, Cézanne dhe Monet ] ; dhe i lejon të gjithë të përjetojnë dhe të mësojnë më shumë rreth këtyre pjesëve të bukura të artit, disa prej të cilave mund të  mos gjenden kurrë .

Në të gjithë Evropën , pandemia ka pasur një ndikim të rëndësishëm në art dhe kulturë. Miliona euro vlerë e artit ‘është vjedhur çdo vit, por vetëm gjatë karantinimit, të paktën gjashtë copë janë vjedhur duke përfshirë “Kopshti Pranveror” të Van Gogh, e cila është marrë në atë që do të ishte ditëlindja e 167 e artistit.

Për të ndihmuar ata që përpiqen në mënyrë aktive të gjejnë këto pjesë të mrekullueshme të humbura, dashamirësit e artit dhe detektivët amatorë janë të ftuar të ndajnë çdo këshillë, teori ose të dhëna që ata mund të zbulojnë me @SamsungShqiperi  dhe duke përdorur #MISSINGMASTERPIECES për të ndihmuar mblidhni të gjitha provat së bashku.

Iztok Šepec, Drejtor i Divizionit CE / SEAD / Samsung Elektronics tha, “Arti është për t’u shijuar nga të gjithë, dhe ne kemi një përgjegjësi kolektive për të mbrojtur dhe ruajtur kulturën tonë për brezat e ardhshëm. Kjo është arsyeja pse ne po lançojmë ‘Kryeveprat e Zhdukura’, për të siguruar që pjesët e paçmueshme që mund të mos shihen më kurrë, të mund të shijohen nga një audiencë sa më e gjerë. ‘The Frame’ mishëron këtë, duke ndihmuar në demokratizimin e artit për të gjithë dhe duke vepruar si një televizor, gjithashtu edhe si një dritare në botën e artit.”

The Frame është ndryshe nga çdo televizor tjetër. Me dizajnin e tij unik si kornizë, ai funksionon si një platformë arti multi-mediale ndërsa përzihet në dekorin e shtëpisë kur nuk është në përdorim. Nga momenti kur fiket, ndizet ‘Art Mode’ – duke shndërruar ekranin e zbrazët dikur të zi, në një galeri për koleksionet më të mrekullueshme të artit në botë. Pajisur me teknologji QLED , ngjyrat e veprave origjinale të artit janë të shprehura në rezolucicion të lartë. Të gjitha 12 veprat e artit në ekspozitën e Kryeveprave të Zhdukura janë në dispozicion për përdoruesit e ‘The Frame’ falas në katalogun e ‘Art Store’, dhe këto pjesë të çmuara mund të shihen në internet nga të gjithë këtu: https://www.samsung.com/al/explore/entertainment/missing-masterpieces-and-lost-art-on-the-frame/ 

Ekspozita është kuruar në partneritet me Dr Noah Charney, ekspert i vlerësuar i krimit të artit dhe themelues i Shoqatës në Kërkimin për Krimet kundër Artit (ARCA) dhe përmban kryevepra të bukura që agjencitë globale të zbatimit të ligjit po përpiqen të rimarrin në mënyrë aktive.

 

Dr Noah Charney, Themelues i ARCA, tha, “Para se të filloni të zgjidhni një gjëagjëzë, doni të mblidhni të gjitha informacionet, apo jo? E njëjta gjë ndodh me një krim ose një zhdukje misterioze. Që nga raportet kontradiktore të mediave, e deri tek spekulimet në burimet e Reddit – të dhënat janë atje, por vëllimi i informacionit mund të jetë mbytës. Kjo është ajo ku teknologjia dhe mediat sociale mund të ndihmojnë duke mbledhur njerëzit së bashku për të ndihmuar kërkimin. Nuk është e padëgjuar që një këshillë e padëmshme e postuar në internet të jetë çelësi që zhbllokon një çështje. ”

 

Ekspozita e Kryeveprave të Humbura të Artit do të jetë live për tre muaj deri më 10 Shkurt 2021. Për të mësuar më shumë shikoni Art Store ose vizitoni faqen e Kryeveprave që Mungojnë këtu: https://www.samsung.com/al/explore/entertainment/missing-masterpieces-and-lost-art-on-the-frame/

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Pickohet nga gjarpri në shkollë, 10-vjeçarja dërgohet me urgjencë në spital

Rreth orës 12:35, një ngjarje e rëndë është regjistruar në Farkë, ku një vajzë 10-vjeçare, mësohet se është pickuar nga një gjarpër dhe ka përfunduar në spital.

Ngjarja ka ndodhur në shkollën private World Academi of Tirana.

“Rreth orës 12:35, në Farkë, në ambientet e pasme të një shkolle private, një nxënëse e moshës 10-vjeçe, është pickuar nga një gjarpër. E mitura aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Continue Reading

Aktualitet

Humbi kontaktet me të birin 10 ditë më parë, babai kallëzon zhdukjen e djalit 30-vjeçar

Një 30-vjeçar është shpallur në kërkim në Maliq pasi prej disa ditësh ka humbur kontaktet me familjarët. Përmes një njoftimi policia bën me dije se babai i 30-vjeçarit ka kallëzuar në Komisariatin e Maliqit se prej 10 ditësh nuk ka kontakte me djalin e tij.

Ai shprehet se djali jeton e punon në Gjermani dhe se prej disa ditësh tashmë familja nuk ka kontakte me të riun. Më tej bëhet me dije se po punohet për gjetjen e 30-vjeçarit me inicialet E. R.

Njoftimi i policisë:

Më datë 14.05.2024, në Komisariatin e Policisë Maliq, ka kallëzuar shtetasi A. R., banues në fshatin Orman, se prej 10 ditësh ka humbur kontaktet me djalin e tij, shtetasin E. R., 30 vjeç, i cili jeton në Gjermani. Po punohet për lokalizimin e 30-vjeçarit.

Continue Reading

Aktualitet

Snajper-i gati!/ RENEA ndërhyn në disa banesa, kontrolle për vrasësin e efektivit

Vijon puna për kapjen e autorit të vrasjes së efektivit të Shqiponjave dy ditë më parë në Fier.

Forcat RENEA kanë nisur ndërhyrjen në disa banesa. Ndërkohë shihet se sniper është gati në rast se në një nga banesat që po kontrollohen nga efektivët.

  • foto galeri

Prej dy ditësh forcat e rendit vijojnë aksionin për kapjen e Asllan Azgan Mernica, 23 vjeç i cili eliminoi efektivin Novruz Cenalia, 28 vjeç.

 

Blutë kanë ngritur postoblloqe në rrugë ndërsa zona është “krehur” edhe me dron.

  • foto galeri
Continue Reading

Aktualitet

“Kathimerini” reportazh për takimin e Ramës në Athinë

Kemi 30 vjet që presim një kryeministër, askush nuk ka ardhur të pyesë se çfarë po bëjmë”, – thotë për “Kathimerini” Iliana, e cila jeton në Athinë që nga viti 1994. Ajo qëndron jashtë stadiumit Olimpik të Galatsit, pak para të shumëpërfolurit fjalim të kryeministrit shqiptar Edi Rama .

“Edi erdhi për të na takuar”

“Jemi 500 mijë veta dhe i kemi dhënë këtij vendi aq sa na ka dhënë neve”, – thotë ajo duke pozuar me flamurin shqiptar në dorë për të shoqin. Sot në moshën 55-vjeçare Iliana punon si ndihmëse shtëpiake në një shtëpi në Psikiko, ndërsa ka marrë edhe kartën greke të identitetit. “Edi nuk do asgjë politike. Erdhi të na takojë, të shohë kush jemi”, – këmbëngul ajo duke vazhduar drejt hyrjes së stadiumit të mbyllur të Galatsit, ku ishin mbledhur 6 deri në 7 mijë shqiptarë.

Transporti i organizuar me autobusë

Është e diel. Ora 10 e mëngjesit dhe në ambientet e “Teatrit të Krishtlindjeve” po mbërrijnë burra të të gjitha moshave, si dhe gra e fëmijë. Shumica janë të veshur me të kuqe dhe të mbështjellë me flamurin shqiptar. Në parking autobusët kanë shumë lloje tabelash, Patra, Selanik, por edhe Tepelena, pasi edhe nga Shqipëria kanë ardhur për të mbështetur këtë event.

Turma është e madhe, por, siç më thonë vorio-epirotiasit, nuk erdhi e gjitha kaq spontanisht. Ka pasur edhe një transport të organizuar me autobusë nga vendi ynë fqinj, me rreth 2000 – 3000 persona, kryesisht nëpunës civilë të shtetit shqiptar, por edhe persona të deklaruar si mbështetës të Partisë Socialiste të Ramës.

“Mos ndërhyni në punët tona”

“Këta janë zyrtarë”, më thonë teksa më tregojnë një grup ndjekësish të Ramës që janë grumbulluar në hyrje dhe po bërtasin: “Edi, Edi”. Ata janë të veshur me bluza me printimin e fytyrës së kryeministrit dhe të rrethuar nga truproja, duke refuzuar t’u përgjigjen pyetjeve ndërsa qeshin në siklet. Vetëm kur unë them fjalën “Beleri” kthehen dhe të përgjigjen: “Mos ndërhy në punën tonë”.

Diskutimet venë e vijnë për kandidaturën e Belerit në zgjedhjet europiane të “Demokracisë së re”. Qëndrimet janë të ndara. “Çdo gjë bëhet për tokat” – bërtet një i moshuar duke mbajtur në dorë një flamur. Greqishtja dhe shqipja përzihen së bashku. “Oresti”, “Alexis”, “Genovefa” u bërtasin nënat fëmijëve të tyre duke i mbajtur fort për dore. E ndërsa tema e Fredi Belerit tejkalohet, gjaku është ndezur nga këngët tradicionale patriotike shqiptare. Në mikrofon është një këngëtare e njohur e folklorit shqiptar.

“Erdha për të parë prindërit e mi”

Festa nis të bëhet e tërbuar ndërsa beteja është se kush do të ulet në vendet e para. “Nëna Shqipëri të dua, jam larg prej vitesh, por nuk do të të harroj kurrë”, – këndon turma. “Këtë këngëtare e marrim nëpër dasma”, – thotë Chryssa, një 18-vjeçare, e lindur në Athinë, por që aktualisht jeton në Korçë. “Kam ardhur të shoh prindërit e mi dhe kam vendosur të vij të dëgjoj Edi Ramën, edhe pse nuk besoj tek ai”, – rrëfen ajo. “1/3 e banorëve të Shqipërisë janë të varfër, jemi të detyruar të jetojmë jashtë atdheut, nuk ka shpresë për ne të rinjtë”, – thekson ajo.

“Ai është modern dhe përparimtar Ai do të na çojë në BE”.

Pak metra më tutje, 16-vjeçari Memis nuk është dakord. “Ai është modern dhe progresiv. Më pëlqen”, – thotë i riu, i cili nuk ka jetuar kurrë në Shqipëri. “Do të na futë në BE” – shton. “Kush është ky Rama?” – pyet miku i tij egjiptian, i cili ka ardhur në këtë takim nga kurioziteti.

Pothuajse 3 orë më vonë dhe pasi u prezantua nga 8 folës, Rama u ngjit në skenë. Mes folësve ishte Ministrja e Shtetit e Shqipërisë, Elisa Spiropali, e cila ndër të tjera tha se kur ra regjimi komunist në Shqipëri “Greqia ishte atje, grekët bujarë ndanë bukë e kripë me ne”. Kur nisi Rama, shumica e njerëzve ishin tashmë të rraskapitur. Më fanatikët këndonin: “Edi, të dua”.

“Nuk kam ardhur për të provokuar”, – tha Rama, për t’iu përgjigjur dyshimeve të qeverisë greke, por edhe deklaratës së të burgosurit Fredi Beleri, i cili e akuzoi se erdhi në Athinë për të provokuar dhe trembur fshatrat grekë.

“Fëmijët e mi janë më shumë grekë se shqiptarë”

“Çfarë do të kërkojë nga ne tani?” – thotë Jolanda, e cila rriti dy fëmijë në Greqi dhe punon në një spital. “Ku ishin kur na duheshin? Ku ishin të gjithë? Fëmijët e mi janë më shumë grekë, sesa shqiptarë”, – thotë ajo teksa kryeministri shqiptar prek një tjetër çështje të vështirë, duke lënë shenja mprehta në çështjen e çamëve.

Megjithatë Rama nuk harroi të përmendë vështirësitë e emigracionit, ndërsa ka kërkuar mbështetje nga bashkatdhetarët e tij në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, si dhe nga biznesmenët, të cilët i ftoi të investojnë në Shqipëri. “Tani na duan të kthehemi”, – thotë Aleksi nga Shkodra, me profesion taksist.

“Ju erdhët, luftuat, fituat!”

“Ju, shqiptarët e Greqisë, nuk jeni dorëzuar kurrë ndaj triumfuat, sepse jeni gjaku dhe shpirti i një kombi, që nuk e ka parë dhe nuk e ka tërhequr nën këtë qiell, por asnjë fuqi apo padrejtësi e kësaj bote nuk mund ta zhbëjë nga faqja e dheut. Erdhët, luftuat, fituat! Dhe mos e harroni kurrë. Me ligj dhe zakon, Greqia është e juaja sot si dhe e vetë grekëve. Bashkë me grekët, ju shqiptarët jeni europianët e Greqisë”, – përfundoi Rama fjalën mes këngëve shqiptare.

Continue Reading

Aktualitet

Gjashtë familje që preken nga projekti Thumanë-Kashar kërcënojnë se do t’i vendosin flakën vetes me benzinë

Ata kanë mbushur shishet me benzinë dhe kanë hipur në tarracën e banesës së tyre.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe IKMT-ja. Gazetari Osman Stafa raporton se 6 familjet, që kanë në përbërje 32 anëtarë në total, nuk janë në skemën e dëmshpërblimit.

Banorët shprehen se në momentin që i prishen banesat mbeten në qiell të hapur.

“Neve duan të na prishin shtëpitë. Ne duam dëmshpërblim ose celsat në dore. O hyrjet ose dëmshpërblim. Unë do digjem këtu. Kemi nga dy muaj që na kanë ardhë rreth e rreth shtëpisë. S’kanë marrë fare masa për ne. Kemi shkuar në rajon, nuk na kanë vlerësuar.
Jemi 6 familje, 40 veta”, tha një prej banoreve.

“Na thanë që dëmshpërbleheni, pastaj na thanë që nuk do merrni asgjë. Nuk na kanë adhur asnjë njoftim se kur do të shembet. Vetëm ditën e djeshme na kanë sjelle në procesverbal nga IKMT që duhet të lironi banesën.

Kemi ngelur në rrugë. Kemi 30 vjet që banojnë këtu. Kemi shkuar për legalizim, por të tjerët paguanin lekët dhe na i kthenin letrat mbrapsht. E gjithë zona tjetër është me letra, vetëm ne jo”, tha një tjetër.

Ndërkohë ata kanë bllokuar edhe hyrjen e banesës për të mos lejuar askënd të ngjitet në tarracat e shtëpive.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING