✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

Azgan Haklaj ndalohet në kufi, po udhëtonte drejt Shkupit për protestën

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Azgan Haklaj, është ndaluar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut në pikën kufitare të Bllatës, në Dibër.

Lajmin për ndalimin e tij e ka bërë publik vetë Haklaj, përmes një rishpërndarjeje në profilin e tij në Facebook. Sipas pretendimeve të bëra publike, autoritetet i kanë komunikuar se përbën rrezik për sigurinë kombëtare.

Sipas informacioneve të raportuara, për rastin është vënë në dijeni edhe Ali Ahmeti, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut.

Haklaj udhëtonte drejt Shkupit së bashku me gazetarin Ferdinand Samarxhiu, ku pritet të zhvillohet një marsh protestues lidhur me vendimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Ndalimi i Haklajt vjen në një moment kur ai ka qenë aktiv publikisht lidhur me vendimin e fundit të Dhomave të Specializuara të Kosovës. Në ditët e fundit, ai ka publikuar materiale dhe ka ngritur pikëpyetje mbi provat dhe arsyetimin e vendimit të gjykatës.

Advertisement