Politike
Rama mbërrin në Rinas, pritet t’u drejtohet me mesazh shqiptarëve
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Tiranë pas vizitës në New York, ku mori pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Rama pritet t’u drejtohet shqiptarëve nga salla e shtypit në Aeroportin “Nënë Tereza”, përmes një mesazhi që ishte paralajmëruar një ditë më parë.
Përmbajtja e deklaratës së Ramës nuk është bërë ende e ditur, ndërsa pritet që ai të flasë për zhvillimet e fundit politike dhe institucionale në vend.
Në fokus mund të jetë edhe çështja e ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, dhe mënyra e ndjekur nga prokurorët e SPAK për marrjen e saj si të pandehur, në një kohë kur ajo ndodhej jashtë vendit dhe Rama ishte në SHBA për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Deklarata e kryeministrit pritet me interes të lartë, pas zhvillimeve të fundit dhe debateve politike në vend.