✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

“Orët më janë dhunuar jo nga kriminelë…”/ Rama: Jam për të bërë histori…

Kryeministri Edi Rama, në vijim të videomesazhit drejtuar shqiptarëve, ka folur edhe për dhuratat që ka marrë gjatë ushtrimit të detyrës, duke deklaruar se ato janë regjistruar si prona të shtetit shqiptar.

Rama tha se pasuria, paratë dhe favoret nuk kanë ndikuar në bindjet e tij, ndërsa theksoi se synimi i tij është transformimi i Shqipërisë dhe integrimi i vendit në Bashkimin Europian.

“Orët më janë dhunuar mua, jo nga kriminelë, por miq të fuqishëm. Ndryshe nga paraardhësi im, që ka përlarë të gjitha dhuratat, unë i kam regjistruar si prona të shtetit shqiptar”, u shpreh Rama.

Ai shtoi se çdo dhuratë që i takon në cilësinë e kryeministrit nuk e konsideron pasuri personale.

“Çfarë më vjen mua si kryeministër dhe çfarë më takon, nuk vjen që ta kem për veten time. Unë udhëtoj privatisht. Ose makina ime merret me qira nga qeveria, jo partia”, tha kryeministri.

Rama pranoi se mund të ketë bërë gabime gjatë ushtrimit të detyrës, por theksoi se, sipas tij, nuk është ndikuar nga përfitimet materiale.

“E them prapë, me siguri unë i kam fajet e mia. Mund të kem më shumë gabime, por kurrë paraja, prona apo favoret e çdo ligji nuk e kanë përkulur dot bindjen time se në këtë rrugë unë jam për të dhënë, jo për të marrë”, deklaroi ai.

Në përfundim, Rama tha se objektivi i tij është të lërë gjurmë në zhvillimin e vendit dhe ta shohë Shqipërinë pjesë të Bashkimit Europian.

“Jam për të bërë histori, jo për të bërë pasuri. Jam për të transformuar Shqipërinë. E dua me flamurin sa më lart, në tryezat sa më të larta. E dua në BE, me drejtësi të pavarur prej meje dhe nga çdo kryeministër pas meje”, tha Rama.

Advertisement