Ai tha se Dumani ka qenë e është prokuror i ndershëm, por se shpatën e drejtësisë në dorë ia dha PS. “Altin Dumani u bë i fortë, sepse ne i dorëzuam drejtësisë shpatën e ndëshkimit që i takon asaj”, u shpreh Rama.

Edi Rama: Altin Dumani, meqë është nga Dibra, ka qenë prokuror shumë vite, po ky ka qenë. I ndershëm, i zoti i papërzier me asgjë tjetër, përpos se me punën e vet, por kishit dëgjuar ju që Dumani të merrte në pyetje ndonjë person të njohur politik.

Altin Dumani u bë i fortë, sepse ne i dorëzuam drejtësisë shpatën e ndëshkimit që i takon asaj. Në Shqipëri po ka barazi para ligjit dhe këtë po e bën Partia Socialiste dhe po godet majtas dhe djathtas. Kemi qenë të gatshëm të dorëzojmë njerëzit tanë, kur ata kanë qenë të përlyer.