Bota
Rusia dha njoftimin e madh/ Reagon Zelensky: Armëpushimi përtej Pashkës

“Nëse Rusia tani është gati të përfshihet në një regjim heshtjeje totale dhe pa kushte, Ukraina do të veprojë në përputhje me rrethanat, duke imituar veprimet ruse. Heshtje në përgjigje të heshtjes, sulme mbrojtëse në përgjigje të sulmeve”.
Përmes një mesazhi në rrjetin social Tëitter, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, thotë se nëse do të realizohej një armëpushim i plotë, Ukraina propozon ta zgjasë atë përtej Pashkëve më 20 Prill.
“Kjo do të zbulojë synimet e vërteta të Rusisë, sepse 30 orë janë të mira për lajme, por jo për masa reale të ndërtimit të besimit. Tridhjetë ditë mund të japin një shans për paqe”, thuhet në mesazhin e Zelenskit.
“Për momentin, sipas raporteve të Komandantit të Përgjithshëm, operacionet sulmuese ruse vazhdojnë në disa sektorë të vijës së frontit dhe zjarri i artilerisë ruse nuk është ndalur.
Prandaj, nuk ka besim në fjalët e Moskës. Ne e dimë shumë mirë se si manipulon Moska dhe jemi të përgatitur për çdo gjë. Forcat e Mbrojtjes së Ukrainës do të veprojnë në mënyrë racionale dhe do të përgjigjen në përputhje me rrethanat”, vijon Zelensky në mesazhin e tij në rrjetet sociale, duke theksuar se çdo sulm rus do të përballet me një përgjigje adekuate.
“Unë pres përditësime të detajuara në 21:30 dhe 22:00 nga Komandanti i Përgjithshëm Oleksandr Syrskyi, pas bisedimeve të tij me komandantët e brigadës dhe njësitë e tjera të vijës së parë në lidhje me situatën në drejtime specifike”, përfundon mesazhi i Zelenskyt.

