Connect with us

Politike

Sondazhi i McLaughlin/ Rama, lideri më i pëlqyer në Shqipëri

Sondazhi i McLaughlin & Associates, në bashkëpunim me Top Channel tregon liderët politikë më të pëlqyer në vend, teksa jemi 20 ditë larg datës së zgjedhjeve. Kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama kryeson listën si lideri më i pëlqyer me 53.3%, ndjekur nga kryedemokrati Sali Berisha me 39.1%.

Ndërkohë, figura të tjera politike rezultojnë me pëlqyeshmëri më të ulët: Ilir Meta dhe Lulzim Basha marrin vetëm 8.3% dhe 11.2%, ndërsa kanë një nivel shumë të lartë mosaprovimi prej 84%. Adriatik Lapaj dhe Agron Shehaj kanë një vlerësim relativisht të lartë, me përkatësisht 35.8% dhe 25.6% pëlqyeshmëri. Arlind Qori rezulton me 15.6% pëlqyeshmëri dhe 41.2% mosaprovim.

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin Top Story me Grida Dumën ka treguar tendencat aktuale të votuesve shqiptarë nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin sot. Sipas të dhënave, Partia Socialiste (PS) do të fitonte me 49.2% të votave, ndërsa Partia Demokratike (PD) do të siguronte 35.7% të mbështetjes.

Ndërkohë, parti të tjera janë:

• Shqipëria Bëhet – 6.8%

• Mundësia – 1.6%
• PSD – 1.2%
• Lëvizja Bashkë – 0.9%
• Koalicioni Euroatlantik – 0.7%
• Nisma Thurje – 0.2%
• Parti të tjera – 0.3%
• Të pavendosur/refuzoj të përgjigjem – 3.4%

Sipas sondazhit, përqindja e pavendosur mbetet e ulët.

Edi Rama është kandidati më i preferuar për postin e kryeministrit me 50.5% të mbështetjes nga qytetarët, sipas sondazhit të McLaughlin & Associates, në bashkëpunim me Top Channel, publikuar në “Top Story”. Në vendin e dytë renditet Sali Berisha, me 36.1% të të anketuarve që pëlqejnë kryedemokratin për drejtimin e qeverisë. Adriatik Lapaj vjen i treti me 8.5%, duke u pozicionuar si një alternativë e re në skenën politike. Agron Shehaj (1.3%), Arlind Qori (0.8%) dhe të tjerë (0.6%) kanë mbështetje të ulët. Ndërkohë, vetëm 2% e të anketuarve kanë deklaruar se nuk votojnë ose kanë refuzuar të përgjigjen. Rezultatet tregojnë se gara për kryeministër vijon të dominohet nga figurat tradicionale

Advertisement