Connect with us

Shkrime

Pas Rilindjes, PS kalon në fazën e Ringjalljes

Nga Alfred Lela

Edonka, mos shko në spitale: se të vdekurit i ngjalle, Të gjallët i vdiqe fare! -Etyd popullor i përpunuar

Grupi ‘Minatori’ ka një këngë: ‘A keni dëgjuar për një çudi që ndodhi në një vend/ si një i vdekur shkoi në Parlament bashkë me të gjallët?”.

Spoti elektoral i Edona Bilalit, kandidates së PS në Shkodër, ma kujtoi këtë. Se si votuesi, në shtratin e vdekjes, ngjallet vetëm me votu’ kandidatë e Ramës dhe Becit. Nuk e kuptoj nëse është përpjekja kapse për të qenë kontroversialë, apo shterpësia mendore, që verbon njerëzit që kanë çdo pushtet, por Rama dhe PS po i japin banalitetit dhe mizerabilitetit një kuptim krejt të ri: po duan ta kthejnë në normë.

Unë nuk shpresoj që shumë vetëve t’u çahet për këtë, por të paktën prindërve duhet tu kumbojë fort kjo sjellje.

Një grup njerëzish, që kanë humbur çdo aks normaliteti, nuk mund t’i sigurojnë Shqipërisë një aks, dhe aq më pak ta fusin në Europë, një kontinent dhe qytetërim me një bosht të qartë prej një gjysmë mijëvjeçari.

Këta mendojnë si grabitqarë dhe sillen si grabitqarë, domethënë janë grabitqarë. Kush pret që grabitqari të punojë për tjetrin është ose leshko, ose sheh interesin e vet të vogël dhe ndjek atë. Mund të mos jetë predatori, por si lehtësues i tij, është edhe viktima dhe krimineli.

Advertisement