Connect with us

Politike

Rama thirrje shqiptarëve: Mposhtni kënetën që pengon zhvillimin e vendit

 Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral në Skrapar. Rama tha se më 11 maj të shtyjmë Shqipërinë në BE. Ai shtoi se me votën e 11 majit qytetarët duhet të thajnë kënetën, duke nënkuptuar opozitën që sipas tij është bërë një pengesë e vazhdueshme e këtij vendi.

“Më 11 maj, të gjitha ata që kanë një votë, do shkojnë në zgjedhje në një takim me historinë, Duhet të bëhemi sa më shumë, sa më të bashkuar për të vendosur me votën tonë krijimin e një fuqie edhe më të madhe vendimmarrëse, me qëllim që kjo mundësi që na është krijuar, dera që na është hapur me BE, ta shfrytëzojmë dhe të mbyllim negociata brenda 2027. Më 11 maj të shtyjmë Shqipërinë në BE dhe të thajmë kënetën, që është bërë një pengesë e vazhdueshme e këtij vendi”, tha Rama.

Advertisement