Politike
Berisha i bindur: Nënat dhe gratë shqiptare do jenë të parat që do e ndëshkojnë Ramën

“Së pari takimet e mia hajde kontrolloni, janë takime të elektrizuara. Çfarë është elektrizimi? Njerëz të lirë, aty mblidhen njerëz të lirë. Së dyti, takimet e Edi Ramës janë takime me detyrim. Janë takimet e Edi Ramës janë takime me detyrim. Është faktuar me dokumente që ai merr me regjistër qendër pune, me detyrim. Për të mbushur me regjistër me qendra pune, do të thotë shtet elektoral. Do të thotë, shkatërrimi i kodit elektoral, dhunimi i kodit elektoral. Për të marrë studentet, vajzat e shkollave, me detyrim. Mbyll shkolla, mbyll universitet, këto pastaj janë të gjitha kundraproduktive. Por një gjë do të them. Edi Rama ka zgjedhur një fushatë specifike, me gra dhe vajza, me besimin e madh se, duke ju adresuar vetëm atyre, me elementë të përroit Frojdjan do mundet në një mënyrë ose në një tjetër, ti mashtrojë për votën. Dhe këtu tregon cektësinë e tij.
Së pari, nuk ka grua, nuk ka nënë dhe motër, që i vjen mirë t’ia shash, burrin, vëllain, bashkëshortin dhe babain. Cili do qoftë ai. Ata janë krenaria e njëri-tjetrit, si burri dhe gruaja, fëmijët. Edi Rama ka zgjedhur këtë duke harruar se kohërat kur gruaja ka qenë nënë fëmije dhe objekt seksi, kanë marrë fund dhjetëra e dhjetëra vite më parë. Sot gratë janë shtyllë e shtëpisë, janë aksionere në çdo arritje të familjes dhe asgjë s’mund ti joshë dhe mashtrojë ato, për të krijuar diferencën sado të vogël të eprisë, apo nëneprisë në raport me burrat e tyre. Mënyra se si u adresohet, unë them se, është një gjë që ai përpiqet në një mënyrë apo në një tjetër të kapërcejë traumat, plagët, lëndimet që i ka krijuar ai, nënës, vajzës, gruas shqiptare duke i detyruar bashkëshortin të largohet në emigracion për kafshatën e fëmijëve.
Duke i detyruar fëmijët të largohen sepse nuk mjafton sofra për ti ushqyer. Duke detyruar nënën të përpiqet me dy ose tre punë, ku të gjejë për të ushqyer fëmijët e vet, duke rrënuar shkollën e fëmijëve të saj. Pra në qoftë se ka, sot shqiptar që do i hakmerren më shumë Edi Ramës, janë gratë dhe vajzat shqiptare për atë që ai u ka shkaktuar atyre me politikat e tij. Përpiqet ai tani me disa elementë, thashë dhe njëherë të nxjerra nga përroi Frojdan se do të mund të nxjerrë, absolutisht jo. Kam bindje të fortë, në fibrën morale të nënave dhe motrave shqiptare, që ato do jenë të parat që do i japin reston dhe shifni në miting si ulin kokën. Ulin kokën në takim me të, se është një sfaçiato. Paraqitet aty si një njeri i paskrupullt, që ka për borxh të thotë gjëra që nuk i thotë kush, nuk i thotë njeri ato. Dhe mendon se në atë mënyrë, duke banalizuar fushatën, ato çfarë i merr nënat dhe gratë. Harron që e kanë flintin më të lartë se të tjerët,” tha Berisha.

