Kronike
Mbante të mbyllur në banesë dhe dhu’nonte bashkëjetuesen italiane, arrestohet 27-vjeçari

Një 27-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në qytetin e Fierit si rezultat i finalizimit të operacionit policor të koduar ‘Fast Reaction’. I arrestuari me inicialet A.I, mbante pa dëshirën e saj dhe dhunonte bashkëjetuesen italiane në banesën e tij në Cakran. Autori u kap në tenativë për tu larguar nga banesa e tij me një automjet të marrë me qira.
Shtetasja italiane është në gjendje të mirë shëndetësore ndërsa ndaj të riut rëndon vepra penale ‘dhuna në familje’.
Njoftimi i policisë:
Fier/Finalizohet operacioni policor i koduar “Fast Reaction”. Operacioni, rezultat i bashkëpunimit shumë të ngushtë ndërmjet Policisë së Fierit, Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale dhe Zyrës së Ekspertit të Sigurisë pranë Ambasadën italiane në Tiranë.
Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme policore, arrestohet 27-vjeçari që dhunoi bashkëjetuesen italiane, në banesën e tij në Cakran, ku e mbante prej disa ditësh pa dëshirën e saj. Autori, me precedent kriminal, për dhunë në familje dhe për vjedhje. Ai u kap në tentativë për t’u larguar, me automjet të marrë me qira.
Pas njoftimit të Zyrës së Ekspertit të Sigurisë prane Ambasadën italiane në Tiranë dhënë Departamentit të Policisë Kriminale se një shtetase italiane mbahej pa dëshirë, në një banesë në fshatin Cakran, nga bashkëjetuesi i saj, i cili dhe e dhunonte, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, të mbështetura nga shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacione dhe të koordinuara nga strukturat përfaqësuese të Italisë për sigurinë në Shqipëri, kanë organizuar punën dhe janë nisur menjëherë në drejtim të zonës së sinjalizuar.
Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale policore, të realizuara në kuadër të operacionit “Fast Reaction”, u kap në tentativë për t’u larguar nga banesa, me një automjet të marrë me qira, autori i dyshuar i rastit, shtetasi A. I., 27 vjeç. Shtetasja italiane iu dorëzua autoriteteve të Konsullatës së Italisë në Shqipëri dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Dhuna në familje”.

