Pinknews
Lil Wayne reperi i njohur amerikan rrezikon 10 vite burg, ja akuza që rëndojnë mbi të
Reperi i njohur, Lil Wayne akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe mund të përballet me 10 vite burg nëse dënohet. Avokati i reperit, Hoëard Srebnick, ka thënë për “Vulture” se akuza është ngritur pas një kontrolli në avionin privat të Wayne në vitin 2019-të.
Në atë kohë, reperit iu gjet një pistoletë e veshur me ar në bagazhin e tij, për të cilën reperi ka thënë se ja kishin bërë dhuratën për Ditën e Baballarëve.
Emri i vërtetë i reperit është Dwayne Michael Carter Jr, dhe më parë ka qenë në burg për tetë muaj, sërish i akuzuar për armë mbajte.