Politike
Spaho denoncon krimin në Korçë: 100 mijë lekë për një votë

Kandidati për deputet i PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore në qarkun e Korçës, Edmond Spaho, ka publikuar një video tronditëse në rrjetet sociale. Në pamje shfaqet një i ri që tregon se nënës së tij i janë premtuar 100 mijë lekë të vjetra në këmbim të votës.
Sipas tij, paratë do t’i sillnin më 10 maj, vetëm një ditë para zgjedhjeve. I riu përmend me emër kandidatin e PS-së, Arjan Jaupllari, si të përfshirë drejtëpërdrejtë në këtë aferë. Spaho e cilëson ngjarjen si “pjesa e dytë e serialit 12-vjeçar ‘Lekë në këmbim të votave’”. Ai ironizon se “fshati i sheh por SKAPI nuk i kap dot”. Denoncimi është bërë publikisht dhe përbën një tjetër rast të dyshuar të shitblerjes së votës. Ky incident rëndon klimën e besimit publik vetëm pak ditë para votimit.
Postimi i plotë:

