Politike
Përplasja e Nokës me qytetarët/ Reagon Spiropali: Nuk kanë punë në këto oborre të intimidojnë vëzhdgues

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka shkuar në Vorë, pas përplasjeve të fundit mes qytetarëve dhe sekretarit të përgjithshëm të PD, Flamur Noka dhe deputetes Albana Vokshi. Spiropali ka kërkuar nga kreu i KQZ, që tu bëjë thirrje kandidatëve të mos intimidojnë vëzhdgues, komisionerë apo zgjedhës. Kryeparlamentarja uron që skena të tilla të mos përsëriten.
Elisa Spiropali: Uroj shumë që kreu i KQZ të bëj një deklaratë dhe të përsërisë se kandidatët dhe grupet drejtuese politike nuk kanë punë në këto oborre të intimidojnë vëzhdgues, komisionerë apo zgjedhës, uroj që ato skena të shëmtuara të mos përsëriten.
Në një qendër votimi në Vorë, paraditen e sotme, ka ndodhur një incident mes Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka dhe deputetes Albana Vokshi, me një person të identifikuar si Xhon Asllanaj, i cili mbante një badge të falsifikuar me emrin Arlind Popa.

