Connect with us

Kronike

Aksident tragjik në Kavajë, humb jetën një kalimtare

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Kavajë, ku një grua rreth moshës 45-50 vjeç ka humbur jetën si pasojë e përplasjes nga një automjet.

Gruaja ishte duke kaluar trafik-ndarësen në momentin kur u godit nga një makinë që po lëvizte me shpejtësi. Forcat e rendit dhe shërbimet mjekësore ndodhen në vendngjarje.

Viktima ende nuk është identifikuar, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e përgjegjësisë së drejtuesit të mjetit.

Advertisement