Bota
Tornadot shkatërruese godasin shtetet e SHBA-ve, të paktën 27 persona të vdekur e dhjetëra të plagosur

Një sërë tornadosh shkatërruese goditën disa shtete të SHBA-ve duke lënë pas të paktën 21 persona të vdekur në Misuri dhe Kentucky-n juglindore, ndërsa dhjetëra të tjerë janë të plagosur rëndë.
Stuhitë goditën fort fillimisht në Qarkun Scott 130 milje në jug të St Louis, të premten. Guvernatori Andy Beshear deklaroi se 20 persona vdiqën në Kentrucky. Ndërsa 7 të tjerë kanë humbur jetën në Missouri.
Qindra zona të Amerikës kanë mbetur pa energji elektrike e miëjra shtëpi të tjera janë shkatërruar. Tornado të tjera janë raportuar nga Shërbimi Metorologjik i Motit që pritet të godasin Teksasin, Kansasin dhe Oklahomën ditën e sotme.

