Aktualitet
A ka politikanë mes tyre?! Diplomati tregon numrin e masonëve në Shqipëri

Marin Meksi, i cili e pranon pa hezitim se është mason, tregoi sonte se sa masonë janë aktualisht në Shqipëri.
Ai theksoi po ashtu se “masoneria beson në Zot”, duke shtuar se në kohë të ndryshme ka pasur qasje të ndryshme ndaj fesë.
“Unë jam në Lozhën hungareze dhe jam në Lozhën mëmë, në Lozhën e madhe të Shqipërisë. Në Shqipëri mund të ketë 200, 300 masonë”, tha ai.
A ka politikanë në mesin e tyre?! Meksi u përgjigj se në dijeninë e tij “nuk ka politikanë shqiptarë, pjesë të asaj Lozhe”.

