Pinknews
E kuqja që rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve: Eva Murati bën për vete edhe median britanike

Eva Murati ka tërhequr vëmendjen e gazetës prestigjioze britanike “The Sun”, falë paraqitjes së saj të shkëlqyer gjatë finales së Ligës së Kampionëve mes PSG dhe Interit.
Moderatorja shqiptare është vlerësuar nga “The Sun” si një nga figurat më të spikatura të mbrëmjes së madhe europiane. E veshur me një kostum të kuq elegant, Murati është cilësuar si “fituesja absolute” e mbrëmjes, duke e krahasuar madje edhe me prezantuesen e njohur britanike Laura Woods.
Artikulli i publikuar nënvizon sharmin, stilin dhe prezencën e saj në ekran, duke e renditur në të njëjtin nivel me emrat më të mëdhenj të moderimit sportiv në Evropë.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Eva Murati bie në sy të mediave të huaja. Në shtator të vitit të kaluar, po “The Sun” i kushtoi një tjetër artikull, ku e cilësonte si “Mbretëresha shqiptare të Champions League”.

