Connect with us

Politike

‘Raporti i BE i damkosi…’/ Berisha: Ata që Rama dërgoi në Bruksel dolën të nxirë…

Lideri i opozitës Sali Berisha foli rreth zhvillimeve të fundit në Bruksel dhe raportimeve për procesin zgjedhor në Shqipëri. I ftuar në emisionin ‘Task-Forcë” në SYRI TV,  Berisha thekson se, ndryshe nga pretendimet e qeverisë dhe mbështetësve të saj, raporti i miratuar në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian përfaqëson një kritikë të qartë dhe të argumentuar ndaj proceseve zgjedhore në Shqipëri, duke theksuar përdorimin e burimeve shtetërore në fushatë dhe mungesën e fushës së barabartë për konkurrencë politike, çka përbën, sipas tij, një shkelje të rëndë të parimeve demokratike.

Në qoftë se ju merrni parasysh tërbimin e narkopushtetit, institucioneve të tij, por edhe avoketërve të krimit dhe lakejve të qeverisë. Këto dy ditë, janë dëshmia më e mirë e asaj se çfarë goditje të rëndë mori narkoshteti dhe nëmëkatura e tij, kartelet e drogës dhe organizatat kriminale në Bruksel. Armiqtë e egër të votës së lirë, në të vërtetë, armiqtë e egër të lirive themelore të njeriut dhe të vetë ekzistencës sonë kombëtare kanë dy ditë që bërtasin të tmerruar nga ajo që ndodhi në Bruksel. Përpiqen e mashtrojnë shqiptarët se aty ne u ngritëm kundër Integrimit. Mirëpo, në fjalët e para raporti thotë se procesin e integrimit të Shqipërisë e mbështet njëlloj qeveria, opozita dhe shoqëria shqiptare. Por këta janë mashtrues, ordinerë. Këta nuk dinë të flasin.

Raporti që u paraqit në Komisionin e jashtëm të Parlamentit Evropian, me zgjedhjet është shumë i saktë. Ka marrë frazat e para të raportit të përbashkët të të gjitha organizmave ndërkombëtare që vëzhguan zgjedhjet. Në zgjedhje thotë raporti i parlamentarëve evropianë, citon raportin e Odihr-it, nuk pati fushë të barabartë. Pra ishin të pabarabarta. Të gjithë ata që kanë kulturën më elementare elektorale, e dinë që ky është parimi më themelor i atyre që quhen zgjedhje të drejta dhe jo vetëm kaq por thotë që qeveria përdori gjerësisht resurset e saj në fushatën elektorale. Pra, damkos me shtetin elektoral. Këtë e kanë kuptuar mirë.

Pasi Edi Rama kishte bërë përpjekjet më të mëdha për ndryshime dhe kishte dështuar të ndryshojë raportin, mund të them që ata që dërgoi ai pas nesh në Bruksel ata dolën të nxirë. Të nxirë nga mbledhja, saqë dhe dyert mezi i flisnin. Pra, raporti, pikërisht tek zgjedhjet nuk lëshon asgjë. Përdorën gjerësisht burimet shtetërore në garën elektorale dhe ky është krim i madh elektoral. Pastaj është në nderin e atyre europarlamentarëve që zhvilluan në atë sallë dimensionin tjetër kriminal të kësaj shumice, organizatat kriminale dhe kartelet dhe rolin e tyre në zgjedhje. Por, ato dy ditë në Bruksel zhvilloheshin dy aktivitete paralele në të cilat Shqipëria për hir të vërtetës, zgjedhjet në Shqipëri dhe situata në Shqipëri ishin epiqendër,” tha Berisha.

Advertisement