Connect with us

Kosova

Ja kush do të jenë grupet që do të marrin të parët vaksinën anti-Covid

KOSOVË- Mikrobiologu, Lul Raka ka deklaruar të gjitha kategoritë që do të marrin të parët vaksinën anti-Covid në Kosovë. Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, ai u shpreh se grupet që do të kenë prioritet për tu vaksinuar janë i gjithë personeli shëndetësor, personat me sëmundje shoqëruese, personat mbi moshën 65 vjeç dhe të gjithë puntorët e shërbimeve esenciale. Ai gjithashtu u shpreh se mund të vaksinohet kush ka dëshirë.

“Ata që duhet të vaksinohen më vaksinën kundër sëmundjes COVID-19, sapo vaksina të jetë e disponueshme janë punëtorët shëndetësorë, punëtorët e shërbimeve esenciale, personat me sëmundje shoqëruese dhe personat mbi moshën 65 vjeç”, tha Raka.

Kosova pritet që të marrë 1.2 milion vaksina anti-Covid, që do të shpërndahen falas te qytetarët. Nga 1.2 milion vaksina 360,000 Kosova do t’i marrë falas ndërsa të tjera do t’i blejë nga aleanca e vaksinave Gavi COVAX AMC.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *