Connect with us

Kronike

Vodhën biznesin/ Arrestohet 38-vjeçari “skifter”, një tjetër në kërkim

Policia ka vënë në pranga një 38-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij, pas një vjedhjeje të ndodhur gjatë natës në një biznes në lagjen “Savër”.

Sipas njoftimit zyrtar, shtetasi I. S. denoncoi në Komisariatin e Policisë Lushnjë se në biznesin e tij ishin vjedhur 4 motomjete elektrike dhe sende të tjera.

Pas kallëzimit, specialistët për Hetimin e Krimeve nisën punën për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve teksa u bë i mundur arrestimi i njërit prej autorëve, shtetasit E. P., 38 vjeç, banues në fshatin Pirrë.

Ndërkohë është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij, O. D., 34 vjeç, banues në Lushnjë.

Advertisement