Politike
Përmbysje nga rinumërimi i votave në Fier/ Zegjine Çaushi humb mandatin e deputetit

Zegjine Çaushi ka humbur mandatin e deputetit pas përfundimit të rinumërimit të të gjitha kutive të votimit për qarkun Fier.
Mandatin e 12-të për Partinë Socialiste në këtë qark e mori Maldrita Bardho, me 10 vota diferencë nga Zegjine Çaushi.
Pas përfundimit të numërimit më 11 maj dhe mbylljes së procesit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ishte Çaushi që fitoi mandatin me 61 vota më shumë se Maldrita Bardho.
Por rinumërimi i kërkuar nga “Shqipëria Bëhet” ka sjellë një përmbysje të rezultatit, sa i takon kandidatëve brenda Partisë Socialiste.

