✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

Shpërthimi në pallatin në Elbasan/ Momenti kur banori hidhet nga dritarja për të shpëtuar nga flakët

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një pallat në lagjen “Beqir Dardha” në Elbasan, pas një shpërthimi të dyshuar të gazit. Pamjet e publikuara tregojnë momentet dramatike, kur një prej banorëve, i bllokuar në banesë dhe i rrethuar nga flakët, detyrohet të hidhet nga ballkoni në përpjekje për të shpëtuar jetën.

Pas ngjarjes, banori ka rrëfyer për mediat momentet e tmerrit, duke treguar se është lënduar gjatë përpjekjes për t’u larguar nga banesa që ishte përfshirë nga zjarri.

Ai ka bërë të ditur se brenda apartamentit ndodhej edhe djali i tij, i cili kërkonte ndihmë ndërsa flakët përhapeshin.

Advertisement