Connect with us

Politike

‘E largoi Metën nga shtëpia…’/ Kryemadhi sulmon Blushin: Nëse do fustan e taka të miat ia jap me qejf!

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, e cila mban sot për herë të fundit “postin” si deputete, ka dhënë një fjalë të fundit për mediat. Para se të futej në seancën e fundit për këtë sesion parlamentar, Kryemadhi ka pasur një mesazh për “të rinjtë” e Kuvendit të Shqipërisë. Më konkretisht është ndalur tek sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi.

Kryemadhi e akuzoi Blushin se e largoi ish-bashkëshortin e saj, Ilir Meta nga shtëpia e tyre duke mos e kursyer ironinë.

Do iu përgjigjem edhe atyre që izolojnë dhe e manipulojnë zotin Meta. Unë jam ndër të parat që kam hapur karta krediti në bankë, nuk është mëkat por transparencë. Sa me injorante të jetë shoqëria, aq më kollaj manipulohet. Marrëdhënia ime me kushëririn tim është e posaçme. Çështja e kartës ka dalë që në tetor. Zoti Meta është i burgosur politik, i gjithë arrestimi i tij është një urdhër i Yuri Kim dhe Aleksandër Soros. Ata që lexojnë fletërrufetë e SPAK-ut nga zyra e PL-së kushedi çfarë duhet të them. Të dalin dhe të flasin për Gys Agasin. Të flasin për inceneratorin, për tenderat, për kimioterapinë. Mos të dalin dhe të flasin për Monika Kryemadhin se po foli Monika Kryemadhi për ara nuk e dimë çfarë ndodh pastaj. Jo për gjë tjetër… Po patjetër mesazh për Tedi Blushin e kam. Tedi Blushi mori ca kishte për të marrë. I largoi të gjithë këshilltarët në presidencë kur ishte Meta, i largoi nga partia e Ilir Metës, të gjithë kontribuuesit dhe themeluesit e partisë Ilir Metës. E gënjeu se ia kanë hequr vjehrrin nga puna, nuk ia kanë hequr akoma nëndrejtor te spitali i burgut. Nuk e di ca do më. Deputet u bë. Nga shtëpia e largoi Ilir Metën, takimet e kalamajve ua djeg në burg Blushi. Nëse do edhe një fustan apo një palë këpucë me taka të miat ia jap me qejf. Të dalë e të flasë njëherë për Ergys Agasin, për Ulsi Manjën, apo nuk guxon dot se ka gruan në punë aty. Ai është izoluar Meta, është një nga të burgosurit më të izoluar në burg, edhe dje nuk e lanë djalin për të hyrë. Pra ky zotëria përpara se të dalë të lexojë deklaratat e SPAK për Kryemadhin, le të dalë të bëjë një deklarata për drejtorin e Përgjithshme të Burgjeve, për ministrinë e Drejtësisë,”- u shpreh Kryemadhi.

Pas deklaratave të saj, ende nuk ka asnjë reagim nga ana e deputetit të ardhshëm të Kuvendit të Shqipërisë, Tedi Blushi.

Advertisement