Connect with us

Kosova

E paprecedentë në Prishtinë, sherr mes policëve, njëri arrestohet

Një sherr mes efektivëve të policisë është regjistruar brenda komisariatit  “Jugu” në Prishtinë. Mësohet se sherri ka ndodhur mes dy policëve të cilët janë përplasur fizikisht. Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës, IPK kanë ndërmarrë veprime hetimore dhe kanë vënë në pranga njëri prej efektivëve.

IPK ka rekomanduar pezullimin nga puna të policit. Hetuesit e IPK-së, në koordinim të vazhdueshëm me Prokurorinë, pritet të ndërmarrin veprime të tjera hetimore për të zbardhur tërësisht rrethanat e këtij rasti. Ende nuk dihen arsyet se përse ky sherr ka agravuar në përplasje fizike.

Advertisement