Connect with us

Aktualitet

Parashikimi i motit/ Vijon vala e të nxehtit, temperaturat arrijnë deri në 42 gradë

Ditën e mërkurë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët dhe me kohëzgjatje të orëve me diell në të gjithë territorin. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi 7-14 m/s. Deti – Valëzimi arrin në 1-2 ballë.

Advertisement