Connect with us

Kosova

Më quajnë dikatator, por nuk jam kukull/ Vuçiç akuzon: Kush e shkeli Kartën e OKB, Serbia apo ata në Perëndim

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se nuk ka mënyrë tjetër për të zgjidhur marrëdhëniet me Prishtinën përveç dialogut, sepse çdo gjë tjetër, paralajmëroi ai, do të ishte një katastrofë, kurse Kancelari austriak Christian Stocker, gjate bisedes me të, theksoi se normalizimi i marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës është i rëndësishëm jo vetëm për rajonin, por edhe për Evropën, dhe se palët duhet të kthehen në tryezën e negociatave sa më shpejt të jetë e mundur, por ai gjithashtu vuri në dukje se nuk mund të ofrojë asnjë zgjidhje.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp me kancelarin austriak, Vuçiç, duke iu përgjigjur një pyetjeje nga Kosova Online nëse dialogu është i mundur kur Prishtina arreston dhe dënon serbët për ofendime verbale, ndërsa krime si ai në Bistricë mbeten të pandëshkuara, u përgjigj se gjërat duhet të zgjidhen përmes dialogut dhe se nuk ka rrugë tjetër me Prishtinën, sepse çdo gjë tjetër do të ishte një katastrofë.
Duke iu përgjigjur një pyetjeje nga gazetarët austriakë se ku renditet anëtarësimi në BE në listën e prioriteteve të Beogradit zyrtar, duke pasur parasysh se duhet të përfundohen reforma të vështira dhe veçanërisht çështja e njohjes së Kosovës, Vuçiç deklaroi se të njëjtat kritere nuk vlejnë për Serbinë dhe Ukrainën.”Ju vini dhe na thoni – ‘duhet ta njihni Kosovën’, por harroni se na kanë rrëmbyer me forcë 14 përqind të territorit, ndersa vini dhe na thoni – ‘mos shikoni të kaluarën dhe mos mendoni për të, por njiheni Kosovën’. Dhe pastaj vini me tezën se ne duhet të përputhemi me politikën e jashtme të BE-së, duke përfshirë sanksionet kundër Rusisë dhe mbështetjen për integritetin e Ukrainës. Duket se jo Perendimi, por vetëm Serbia është parimore, teksa kërkon vetëm që integriteti i saj të respektohet në përputhje me Kartën dhe parimet e OKB-së” – potencoi presidenti serb duke theksuar se ata ne Perendim shpesh deklarohen se Vucic eshte dictator dhe duan qe une te jem pjese e te shkuares, ne menyre qe ne Serbi te sjellin nje tjeter president, mundesisht nje kukull qe nuk do kishte drejtuar kurre akuza te tilla ndaj nderkombetareve.

Advertisement