Connect with us

Aktualitet

Situata e zja’rreve në vend: 13 vatra në 24 orët e fundit

Në orët e fundit janë evidentuar 13 vatra zjarri në vend, prej të cilave vetëm dy mbeten aktive. Njëra prej vatrave aktive ndodhet në Pezë Helmës, njësia Pezë, në Tiranë, ku janë shfaqur disa vatra të vogla brenda perimetrit të djegur dhe zjarri mbahet nën monitorim.

Vatra tjetër aktive është në Ibë, njësia Bërzhitë, Tiranë, në një sipërfaqe me shkurre dhe mare, pranë zonës ku një vatër u shua një ditë më parë.

Terreni aty është i paarritshëm për mjetet zjarrfikëse, ndërsa forcat e angazhuara po veprojnë për të mbajtur situatën nën kontroll.

Vatrat në Parkun Natyror Gërmenj, njësia Leskovik, dhe në fshatin Dërmish, njësia Finiq, Vlorë, janë nën monitorim dhe nuk paraqesin rrezik për banesa. Nga 13 vatrat e evidentuara, 9 janë shuar, dy janë aktive dhe dy të tjera janë nën vëzhgim.

Advertisement