Connect with us

Aktualitet

Një grup djemsh dhunojnë pronarin e një lokali: Djali na ka vjedhur mallin…lekët ose do iu vrasim

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Shkodër, ku një grup djemsh kanë hyrë në lokalin e një qytetari, kanë dhunuar babain e tij dhe kanë kërcënuar me jetë familjen.

Në pamjet e publikuara në JOQ, shihen teksa të rinjtë dhunojnë pronarin e lokalit dhe duke i drejtuar armën i kërkojnë lekët ose ndryshe do i vrasin të gjithë. Në video dëgjohet teksa të rinjtë i lejnë afat deri të hënën për lekët, e më pas thyejnë me karrige kamerat e sigurisë për të fshehur provat dhe janë larguar.

Gjithçka dyshohet se ka ardhur nga grabitja e mallit në Angli nga djali tjetër i familjes. Si pasojë për dy ditë rresht është mbajtur peng në Angli edhe nipi i pronarit të lokalit.

itet

Autorët dyshohet se kanë lidhje familjare me një fis të njohur në Shkodër me precedentë kriminale. Në lidhje me ngjarjen ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia.

Advertisement