Connect with us

Kronike

Tronditëse/ 29 vjeçari plagos me thikë dy vëllezërit e tij, detajet nga sherri banal

Një plagosje me thikë ka ndodhur ditën e sotme në Paskuqan. Mësohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, një 29-vjeçar me emrin Elis Miftari ka qëlluar 2 vëllezërit e tij, Zenel Miftari dhe Alfons Miftari. Dy të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa autori është vënë në pranga nga policia.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 11:00, në rrugën e Paskuqanit, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi E. M., 29 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), vëllëzërit e tij shtetasit Z. M., 27 vjeç dhe A. M., 20 vjeç. Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku si rezultat i veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit E. M., dhe shoqërimin e tij, në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale. 2 shtetasit e dëmtuar ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Advertisement