Connect with us

Politike

Dorëheqja e papritur e kryebashkiakut të Vlorës/ Rama: Ermal Dredha u ‘zbut’ më shumë seç duhet

Kryeministri Edi Rama ka komentuar dorëheqjen e kryebashkiakut të Vlorës, Ermal Dredha duke u shprehur se u zbut më shumë se sa duhet gjatë kohës që qëndroi jashtë vendit si diplomat.

Rama shtoi se drejtorët në qytetin bregdetar, që i konsideroi si pa fe dhe pa atdhe, hipën mbi shpatullat e qeverisë.

“Nga gjithë sa pashë, dëgjova dhe kuptova dhe vajtova mbi situatën e qytetit dhe shërbimin e drejtorive qendrore në atë territor. Vetëkënaqësi labe e mbingarkuar me re në pantallonat e pushtetit, dembelizëm dhe karshillëk ndaj popullit të Vlorës nga njerëz pa fe, atdhe pa din e iman me mandatin e drejtorit.

Të tërë hipur mbi shpatullat e qeverisë, në kuptimin që qeveria investo për Vlorën, këta shkel me këmbë hipur si pasagjerët e kuçit. Dua të bëj të qartë që kjo situatë do ishte gabim i madh sikur të lidhej me kryetarin e bashkisë, i cili në të gjithë atë situatë është më i miri.

Se nëse lidhet me kryetarin e bashkisë bëhet gabimi tjetër që ia lëmë vetëm Vlorës. Nuk është vetëm Vlora dhe dorëheqja e Ermalit, është treguesi i asaj që thashë i një njeriu që e ndjen, e do Vlorën dhe që i vetmi problem që ka është se duke nejt për një kohë të gjatë larg Vlorës e Shqipërisë, u zbut më shumë se çfarë duhet për të përballuar aradhenë”, tha Rama.

Advertisement