Connect with us

Kronike

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 16-vjeçari shqiptar (EMRI)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në komunën Artogne, Itali.

Si pasojë e aksidentit një 16-vjeçar me origjinë shqiptare humbi jetën.

Viktima është Manuel Leti, i cili po udhëtonte me motoçikletën e tij kur u përplas fillimisht me një automjet tip “Audi” të drejtuar nga një 44-vjeçar.

Si pasojë e përplasjes, adoleshenti humbi kontrollin e mjetit dhe goditi një shtyllë ndriçimi.

Ekipet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje, por fatkeqësisht, plagët e marra në gjoks dhe bark rezultuan fatale për të riun.

Ceremonia mortore për Manuelin do të mbahet nesër në orën 16:30.

Advertisement