Organizatorët e Asamblesë së 80-të të Përgjithshme të OKB-së nuk do të dëshironin që të ndodhte ajo që ndodhi pak para fjalimit të Donald Trump mbi armikun e tyre më të keq.

Dhe ndërsa FBI-ja dhe shërbimet sekrete mund të kenë arritur të shpëtojnë telekomunikacionin dhe internetin nga kolapsi pas sulmeve të programeve kompjuterike dashakeqe, ata nuk ishin në gjendje të…rregullonin shkallët lëvizëse.

Presidenti amerikan dhe bashkëshortja e tij, Melania, u gjendën në një moment të sikletshëm me mbërritjen e tyre, pasi pikërisht kur po përgatiteshin të ngjiteshin, shkallët lëvizëse u ndalën papritur, duke e detyruar çiftin Trump të vazhdonin të ngjiteshin shkallëve në këmbë.

Udhëheqësi amerikan buzëqeshi dhe tregoi me gisht nga mekanizmi i bllokuar ndërsa gazetarët i bënin pyetje. Ai nuk iu përgjigj asnjërës prej pyetjeve, përfshirë ato në lidhje me bisedën e tij me Volodymyr Zelenskyn.

Trump më pas e filloi fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme duke akuzuar OKB-në për mosveprim në zgjidhjen e konflikteve globale. Ndërsa udhëheqësi amerikan e filloi fjalimin e tij, mikrofoni i tij ishte i fikur.

“E tëra çfarë mora nga OKB-ja ishte një transmetues i prishur dhe një shkallë lëvizëse”, – komentoi Trump me një dozë humori dhe vazhdoi duke theksuar gjendjen e mirë fizike të Melanias: “Për fat të mirë, zonja e parë e Shteteve të Bashkuara është në gjendje të shkëlqyer fizike. Ajo nuk pati problem të ngjitej shkallëve. Përveç kësaj, ajo ka duruar shumë më tepër gjatë gjithë kësaj kohe që unë kam qenë përsëri në qeverinë amerikane.”