Aktualitet
“Jam shumë i kënaqur që problemi u zgjidh”/ Pasi hyri me forcë në mbledhje, Këshilli Bashkiak i Vlorës zgjidh hallin e të riut
David Danaj një nga të rinjtë që u përfshi në ngjarjen e hyrjes me forcë në Këshillin Bashkiak të Vlorës disa javë më parë për një problem që lidhej me shpronësimin, mesa duket ka gjetur zgjidhjen me institucionin.
Në një reagim të Kryetarit të komanduar të Bashkisë Vlorë Elis Halili shihet të thuhet se problemi i Davidit është zgjidhur.
“Jam shumë i kënaqur që problemi i Davidit u zgjidh! Besoj fort në dëshirat dhe nismat e të rinjve, me besimin që aftësitë, vullneti dhe besimi do t’i bëjnë të ecin përpara!”, tha Halili në një reagim për mediat.-shkruan Halili.
Danaj dhe një miku i tij më 29 shtator u futën gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak ku kërkonin zgjidhje lidhur shembjen e banesës së tij në portin e Durrësit. Ai debatoi me anëtarët teksa theksoi se ka mbetur pa shtëpi dhe se nuk ka marrë kompensimin financiar.