Connect with us

Politike

Kos jep lajmin e shumëpritur: Së shpejti BE mund të heqë sanksionet për Kosovën

Në Bruksel janë dhënë sinjale se Bashkimi Evropian pritet të heqë së shpejti masat ndëshkuese ndaj Kosovës, të vendosura gjatë vitit 2023 pas përshkallëzimit të tensioneve në veriun e vendit. Komisionerja për Zhvillim, Marta Kos, ka vlerësuar se situata në Kosovë është përmirësuar ndjeshëm, veçanërisht pas zhvillimit të zgjedhjeve lokale që u konsideruan të qeta dhe të rregullta.

Sipas saj, ky progres ka krijuar kushtet për rishikimin e sanksioneve dhe heqjen e tyre në një periudhë të afërt. Në lidhje me Serbinë, Kos ka bërë të ditur se progres-raporti përmban vërejtje të rëndësishme.

“Përsa i përket masave ndëshkuese ndaj Kosovës në progress-raport, ne besojmë se mund t’i heqim këto masa sa më shpejt të jetë e mundur, pasi dhe zgjedhjet lokale u zhvilluan në mënyrë të qetë dhe normale.

Sa i përket Serbisë, progres-raporti është kritik, sigurisht. Nga ana tjetër ne jemi në mënyrë konstante në komunikim me qeverinë, me presidentin Vuçiç. Ata na kanë premtuar se do arrijnë t’i përmbahen angazhimeve. Ne po presim që kjo të ndodhë në të ardhmen e afërt. Ka qenë një vit i vështirë për Serbinë sepse ka patur një proces ku u krijua një qeveri e re. Ne duhet të pranojmë që duhet të ketë një ritëm tjetër, në zbatimin e rekomandimeve që kanë të bëjnë me ligjin e ri elektoral”, tha Kos.

Advertisement