Connect with us

Kronike

Makina përplaset me motoçikletën, plagosen rëndë 2 persona, dërgohen me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar në lagjen “Skënderbeg” të Lezhës, ku një automjet është përplasur me një motor.

Si pasojë e përplasjes, janë plagosur drejtuesi dhe pasagjeri i motorit.

Të dy të dëmtuarit janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje mbërriti policia, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Advertisement