Connect with us

Politike

Rinia 2030 dhe programet e punësimit/ Rama: 42 mijë të rinjë janë punësuar përmes zyrave të punës

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar se takimi me temën “Rinia 2030 në programet e punësimit”  ishte një takim me të rinjtë përfitues nga programet për nxitjen e punësimit. Gjatë podcast-it të tij “Flasim”, Rama u shpreh se janë 7 programe që funksionojnë për të nxitur punësimin.

Kjo duke mbuluar të gjitha kategoritë dhe që shkojnë nga praktikat profesionale tek formimi në vendin e punës. Kryeministri tha se vetëm brenda këtyre 5 viteve të fundit, 42 mijë të reja janë punësuar përmes zyrave të punës. Rama tha se 7500 individë, kanë përfituar nga këto programet dhe sot të gjithë janë në punë.

“Takimi me temën “Rinia 2030 në programet e punësimit” nuk ishte një nga ato takimet e zakonshme që hera-herës duhen bërë, por ishte një takim me të rinjtë përfitues nga programet për nxitjen e punësimit, për të cilat Shqipëria, sipas OECD, ka zënë vendin e parë në rajon dhe kjo është një gjë shumë pozitive sepse flet qartë që puna që kemi bërë gjithë këto vite për të ndërtuar një skemë shërbimesh punësimi moderne, na ka dhënë një rezultat inkurajues.

Sot kemi 7 programe që funksionojnë për të nxitur punësimin, duke mbuluar të gjitha kategoritë dhe që shkojnë nga praktikat profesionale tek formimi në vendin e punës, nga vetëpunësimi tek riintegrimi social. Një tjetër e dhënë që është mirë ta dini dhe ta dinë të rinjtë që krejt normal janë skeptikë, janë mosbesues, janë madje indiferentë ndaj këtyre skemave dhe këtyre fjalëve, është që, vetëm brenda këtyre 5 viteve të fundit, 42 mijë të reja dhe të janë punësuar përmes zyrave tona të punës dhe përmes këtyre shërbimeve dhe në këtë shifër, 7500 janë individë, që kanë përfituar pikërisht nga programet dhe sot janë në punë.

Përmbi këtë strukturë që ne kemi ndërtuar vit pas viti, kemi edhe garancinë rinore europiane, e cila është pjesë e një programi gjithëeuropian, ka një model shumë të suksesshëm, zbatohet edhe në Shqipëri, falë një investimi masiv të Bashkimit Europian prej 63 milionë eurosh dhe janë 2200 vajza dhe djem, që janë si të thuash grupi i parë që po përfitojnë nga garancia rinore, objektivi i të cilës është që 60 mijë vajza dhe djem të mbështeten në të gjithë vendin dhe në të gjitha kategoritë brenda këtyre viteve të këtij mandati qeverisës që ne sapo kemi nisur, prej kësaj garancie.” tha Rama.

Advertisement