Politike
‘Ne e kemi përmbysur 35 vite më parë një diktaturë’/ Berisha: Ne do ta përmbysim këtë diktaturë
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ftoi qytetarët të bashkohen të hënën për t’i dëshmuar shqiptarëve dhe botës se nuk pajtohen kurrë me këtë regjim. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha u shpreh se nuk pajtohet me një regjim, që ka vjedhur në përmasa që tejkalon çdo lloj kufiri dhe ka varfëruar dhe mjeruar shqiptarët.
Lideri i opozitës tha se ky regjim qëndron mbi farsën elektorale dhe zgjedhjet e vjedhura. Në fund, ai tha se PD ka përmbysr 35 vite më parë një diktaturë, ndaj do ta përmbysin edhe këtë diktaturë, të gatshëm për të paguar çdo çmim.
“Edhe njëherë u falënderoj për vëmendjen. U ftoj të bashkohemi të hënën për t’i dëshmuar shqiptarëve dhe botës që nuk pajtohemi kurrë me një regjim alla-Bokaso, alla-Mobutu. Me një regjim të kësaj organizate kriminale që ka vjedhur në përmasa që tejkalon çdo lloj kufiri. Që ka varfëruar dhe mjeruar shqiptarët.
Një regjim që qëndron mbi farsën elektorale dhe zgjedhjet e vjedhura. Kapitulli më i zi është tek AKSHI, tek sipërmarrja e familjes Rama, por ai është hetim në zhvillim. Ndaj dhe të nisim betejën tonë. Ne e kemi përmbysur 35 vite më parë një diktaturë, ne do ta përmbysim këtë diktaturë, të gatshëm për të paguar çdo çmim me revoltën tonë.” tha Berisha