DOSSIER
Torturat e Sigurimit të Shtetit, dosja për djalin e ish-kryeministrit: U mbajt 6 muaj në arkivol si i vdekur
Top Story ka sjellë mbrëmë “Dosje dhe hije të spiunazhit”, rrëfime dhe pjesë nga dosjet e Sigurimit të Shtetit për figura të rëndësishme publike në vend.
“Kam dëgjuar një rrëfim të një të burgosuri politik në Shqipëri, është djali i një udhëheqësi të madh shqiptar, është shkrimtar. E kanë mbajtur në arkivol 6 muaj, të shtrirë sikur ishte i vdekur Bashkim Shehun. Torturat më bizare që i ka bërë një Sigurim i Shtetit, ka qenë ai i Shqipërisë”, deklaroi Zeka.
Shehu ka dëshmuar se në birucat e Sigurimit ai është rrahur, është mbajtur me orë të tëra në këmbë, është lënë pa gjumë dhe pa ushqim të rregullt.
Torturat, sipas Bashkim Shehut, nuk ishin gjithmonë brutale, por të vazhdueshme dhe sistematike, për ta thyer gradualisht. Djali i Mehmet Shehut u dënua me burg të gjatë politik (rreth 10 vjet) dhe vuajti dënimin në burgje dhe kampe pune.