Connect with us

Aktualitet

GJKKO lë në fuqi konfiskimin e apartamentit të Bashkim Dedjes, ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar la në fuqi masën e konfiskimit për apartamentin e ish-kreu të Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja. Ish-kreu u dënua me 6 muaj nga burg nga Gjykata e Posaçme për fshehje të pasurisë më 26 qershor 2023, vendim i cili u la në fuqi edhe nga Apeli i Posaçëm më 13 shkurt të këtij viti.

Një apartament me sipërfaqe 60 metra katrorë u sekuestrua nga GJKKO në prill të viti të shkuar me kërkesë të SPAK. Struktura e Posaçme akuzon Dedjan se, ka fshehur në deklarim apartamentin në zonën Kryemedhenj, Njësia Administrative Golem Kavajë.

Nga ana tjetër Dedja është mbrojtur duke thënë se apartamenti është i vëllait të tij dhe se ka pasur në përdorim. Më 15 tetor 2025, Gjykata e Lartë hodhi poshtë vendimin e Apelit për dënimin e Ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese duke çuar çështjen për rigjykim në Apelin e Posaçëm./

Advertisement