Politike
SHQIPERIA ZYRTARISHT NE BORDIN E PAQES
Llogaria zyrtare në X e “Bordit të Paqes” të themeluar nga Presidenti amerikan, Donald Trump ka publikuar ftesat për secilin vend, mes tyre edhe Shqipëria. Postimi është shpërndarë edhe nga kryeministri Edi Rama.
Në njoftimin e publikuar, “Bordi i Paqes” shprehet se “mirëpret Shqipërinë si anëtare themeluese të organizatës sonë ndërkombëtare në rritje”, ndërsa grafika shoqëruese përmban simbole shtetërore dhe flamurin shqiptar.
Pak ditë më parë në Davos u mbajt edhe samiti që hodhi themelet e këtij Bordi, ku vendet që kishin pranuar ftesën e Donald Trump nënshkruan marrëveshjen.
Shqipëria e përfaqësuar nga kryeministri Rama nuk mori pjesë. Kreu i qeverisë tha në Parlament se nuk ishte i pranishëm, pasi zgjodhi që të priste në Shqipëri vajzën e Donald Trump, Ivanka Trump.
Megjithatë aderimi i Shqipërisë në këtë organizatë të re u miratua edhe në Parlamentin e Shqipërisë me votat e mazhorancës dhe opozitës.
Shqipëria ratifikoi aderimin në Bordin e Paqes, me 110 vota pro në Kuvend. Kryeministri Edi Rama mori ftesë nga presidenti amerikan, Donald Trump, që vendi ynë t’i bashkohej Bordit të Paqes si vend anëtar themelues.
Bordi i Paqes për Gazën, është pjesë e fazës së dytë të planit 20-pikësh të armëpushimit në Gaza, të ndërmjetësuar nga SHBA-të, në shtator.
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e mbështeti planin në nëntor, duke i dhënë Bordit legjitimitet ndërkombëtar.
Bordi synon të mbikëqyrë çmilitarizimin dhe rindërtimin e Gazës edhe pse karta e bordit të paqes që shtetet anëtare kanë pranuar dhe ratifikuar në parlamentet dhe qeveritë përkatëse nuk e përmend specifikisht Gazën.
Aleatë të tjerë të SHBA-së, si Britania, Franca dhe Italia, kanë thënë se nuk do t’i bashkohen bordit tani për tani.

Bordi i Paqes, iniciativë kjo e nisur nga presidenti amerikan Donald Trump, ka mirëpritur Republikën e Kosovës si anëtare themeluese e organizatës.
Në njoftimin e publikuar, “Bordi i Paqes ”shprehet se “mirëpret Kosovën si anëtare themeluese të organizatës sonë ndërkombëtare në rritje”, ndërsa grafika shoqëruese përmban simbole shtetërore dhe flamurin e Kosovës.
Kështu ka shkruar Bordi në një postim në X.
“Bordi i Paqes e mirëpret Kosovën si anëtare themeluese të organizatës sonë ndërkombëtare në rritje”, thuhet në postim.
Ajo ishte e vetmja lidere grua nënshkruese e iniciativës.
