Pinknews
Angela Martini ndez TMZ: Modelja shqiptare “pushton” sërish median rozë amerikane
Vetëm pak javë pasi emri i saj qarkulloi në faqet e para të mediave rozë për një kërkesë të supozuar divorci, Angela Martini është rikthyer sërish në radarin e TMZ. Por këtë herë, fokusi nuk është te jeta e saj private komplekse, por te ajo që e bëri të famshme botërisht: shkëlqimi i saj i pamohueshëm.
Gjiganti amerikan i lajmeve “celebrity i ka kushtuar një galeri të veçantë pozimeve më të fundit të modeles, duke i titulluar ato thjesht si “Hot Shots”.
Nuk është e zakonshme që një modele shqiptare të zërë vend kaq shpesh në platformat si TMZ, por Angela duket se ka gjetur formulën e duhur për të mbetur relevante në tregun e vështirë amerikan.
Vetë modelja nuk e ka fshehur kënaqësinë për këtë vëmendje, duke ripostuar lajmin me mbishkrimin: “E vlerësoj dashurinë, TMZ”. Ky veprim tregon se pavarësisht dramave të mundshme në jetën personale, “brand-i” Martini mbetet po aq i fuqishëm dhe provokues sa në fillimet e karrierës së saj.
